Ballina Sport Futboll Salah dëshiron 500 mijë paund në javë në Liverpool

Salah dëshiron 500 mijë paund në javë në Liverpool

Mohamed Salah po kërkon 500 mijë paund për të nënshkruar një kontratë të re me Liverpoolin.

Marrëveshja aktuale e egjiptianit do të skadojë në vitin 2023, dhe Liverpool është i interesuar për t’ia vazhduar kontratën duke parë interesimin e shumë klubeve të tjera për të, shkruan footballinsider.

Salah ka thënë se është i hapur që të bisedojë për kushtet e kontratës, por ai dëshiron që së pari të bëhet lojtari më i paguar në klub.

Egjiptiani është transferuar te Liverpool nga Roma, në vitin 2017 për 42 milionë euro.

Exit mobile version