Ballina Jeta Shëndetësi Salih Krasniqi: Mjekët e QKUK-së kryejnë operacione të 100 mijë eurove, por...

Salih Krasniqi: Mjekët e QKUK-së kryejnë operacione të 100 mijë eurove, por paguhen më pak se deputetët

Kirurgu i Klinikës së Kirurgjisë Abdominale në QKUK, Dr. Salih Krasniqi, është shprehur kritik për rrogat e larta që marrin deputetët në krahasim me mjekët.

Ai ka thënë se mjekët e QKUK-së kryejnë operacione që do të kushtonin mbi 100 mijë euro, ndërsa deputetët paguhen mbi 3.5 herë më shumë sesa mjekët.

Postimi i tij i plotë:

“Po te krahasohen te ardhurat e deputeteve del se ata marrin mbi 3.5 here me shume se nje kirurg ne Qkuk.

Po ju njoftoj se ka operacione qe kane vleren mbi 100 000 euro. Çfare kontributi eshte i deputeteve dhe i kirurgeve. Pothuaj se çdo kirurg kontribon dikund afer 70 000 euro ne vit, kurse merr page afer 10 000 euro. Ngjajshem jane edhe profilet tjera si gjinekologet, ortopedet, kardiokirurget, kardiologet, pediatrit, kujdesi intenziv, anesteziologet, neurologet,psikiatret, etj. Deri kur kjo padrejtesi ndaj punetoreve shendetesor. Te reflektoj shteti per se mbari. Durimi ka fund. Me respekt dr. Salih Sh. Krasniqi kirurg-laparoskopist, pjesemarres i 3 lufterave.

 

Exit mobile version