Përbërësit për këtë sallatë të shpejtë dhe të shijshme:
- 1 kuti me fasule te gatshme, ose mund të zini një tas të vogël me fasule
- 1 kuti me peshk ton
- 1 qepë
- vaj ulliri
- uthull
- kripë, piper
Përgatitja:
Shpëlajmë fasulet dhe i vëmë të kullojnë. Në të njëjtën kohë kullojmë peshkun ton nga vaji.
Presim qepët në rrathë dhe ia hedh përbërësve pasi këta të fundit të kenë kulluar. I shtojmë kripë, piper, uthull dhe vaj ulliri.
