Panxhari është një nga perimet më të shëndetshme të nëntokës.
Ngjyra e kuqe e tij pasuron gatimet ndërkohë që vlerat shëndetësore e bëjnë panxharin një aleat të vërtetë të njeriut.
Kjo perime fantastike falë pasurisë së vitaminave, mineraleve dhe antioksidantëve, ka efekte të mëdha në trajtimin e problemeve të shëndetit.
Mënyrat e gatimit dhe përfshirjes së panxharit në receta janë tepër të larmishme.
Përbërësit
- 8 panxharë të plotë turshi
- 1 filxhan kopër
- 1/2 lugë gjelle Mustardë e verdhë
- 1/4 filxhan vaj ulliri
- 1/4 lugë gjelle salcë soje
- 1 lugë gjelle uthull molle
- 1/2 filxhan ujë
Përgatitja
- Për të përgatitur recetën filloni duke prerë në katërsh panxharët.
- Më pas kalojini në një tenxhere me ujë dhe lërini në zjarr mesatar derisa të marrin valë.
- Pasi të marrin valë ulni zjarrin dhe lërini të ziejnë edhe për 10min.
- Kulloni ujin dhe copat e panxharit hidhini në një tas së bashku me Koprën.
- Në një enë të përshtatshme bashkoni dhe rrihni mirë mustardën, vajin, uthullën dhe salcën e sojës.
