1. Së pari nijeti !
Allahu i Madhëruar thotë në Kuranin Fisnik:
“E duke qenë se ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, pos që ta adhuronin All-llahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij, që të largohen prej çdo besimi të kotë, ta falin namazin, të japin zeqatin, se ajo është feja e drejtë.”
(El Bejineh: 5)
Ndërsa Muhamedi alejhi selam ka thënë:
“Veprat vlerësohen sipas nijetit – qëllimit dhe se çdokujt i takon ajo që e ka për qëllim. Prandaj, kush shpërngulet (bën hixhret) për Allahun dhe për të Dërguarin e Tij, shpërngulja (hixhreti) e tij është për Allahun dhe për të dërguarin e Tij. Ndërsa ai i cili shpërngulet për ca të mira të kësaj bote, ose për t’u martuar me ndonjë femër, ai do të marrë vetëm atë që ka synuar.”
Buhariu dhe Muslimi
Sinqeriteti është dëlirësi, pastërti nga çdo gjë që e njollosë, për atë ji i sinqertë që të jesh i dëlirë, e mos e njollos nijetin e të njollosesh.
Sinqeriteti është prej veprave më të mëdha e më të rëndësishme të zemrës.
Nijetin nuk e din askush pos Allahut të Gjjithëdijshëm, Ai i di fshehtësitë dhe të dukshmet.
Disa dijetarë kanë thënë: Sinqeriteti është sekreti mes robit dhe Allahut , nuk ka çasje aty as meleku e ta regjistrojë, as shejtani që ta dëmtojë, as njeriu që ta lavdërojë.
Sinqeriteti është themeli i lumturisë dhe shpëtimit, fitimit dhe suksesit.
Hoxhë Sadik Avdiu
