Ballina Sport Futboll Sekreti i formës së mirë të Haaland

Sekreti i formës së mirë të Haaland

Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Erling Haaland po kalon një formë fantastike me ‘’Verdhezinjtë’’ që prej kohës që është bashkuar me ta.

19-vjeçari ka shënuar 37 gola këtë sezon në të gjitha garat, duke përfshirë edhe ato gjatë kohës sa ka luajtur në Salzburg dhe dy golëshin e mbrëmshëm ndaj PSG.

Forma e mirë që po kalon lojtari, ka bërë shumë njerëz kurreshtarë se cili është sekreti i kësaj ecurie të norvegjezit.

Për ta shpjeguar momentin e mire që po kalon lojtari, foli babai i futbollistit, Al-Ingie Haaland. Ish-lojtari i Manchester Cityt u shpreh se i biri i tij është në dietë, të ngjashme më atë të yllit portugez, Cristiano Ronaldos.

‘’Haaland po mundohet t’i bëjë gjërat e njëjta si Ronaldo. Ai (Ronaldo) është 35 vjeç dhe ende është në majë’’, u shpreh 47-vjeçari, përcjell lajmi.net.

Dieta e Ronaldos parasheh që portugezi të konsumojë gjashtë lloje të mishërave në ditë, pasta dhe mish pule në mënyrë që të marrë sa më shumë proteina.

Regjimi i ushqimit të yllit të Juventusit i ka bërë përshtypje norvegjezit Haaland i cili po mendon t’i ndjekë të njëjtit hapa. 

Exit mobile version