Ballina Lajmet Kosovë Serbia vazhdon propagandën kundër Kosovës në UNESCO, institucionet heshtin

Serbia vazhdon propagandën kundër Kosovës në UNESCO, institucionet heshtin

Serbia tashmë ka filluar fushatë kundër Kosovës në UNESCO.

Shteti i Serbisë, ditët e fundit, ka hapur një ekspozitë në Paris “Kosova e Metohija – 10 hapa”, e konceptuar nga Zyra për Kosovë e Qeverisë së Serbisë dhe Komuna e Zveçanit, raporton KTV.

Në anën tjetër, pala kosovare nuk ka bërë shumë në këtë drejtim, pas dështimit vitin e kaluar.

Fajtor për këtë dështim, sipas partive opozitare, është presidenti i tanishëm, Hashim Thaçi.

Ndërkaq, zyrtarë të Qeverisë së Kosovës nuk e kanë thënë asnjë fjalë për këtë temë.

E nëse në Kosovë vazhdon të bëhet degradimi i trashëgimisë kulturore, sipas Hajrulla Çekut, Kosova do të dështojë sërish që të anëtarësohet në UNESCO.

Në nëntorin e vitit të kaluar, Kosova nuk arriti që të bëhet anëtare e UNESCO-s për vetëm tri vota.

Nga 142 shtetet anëtare të pranishme, për pranimin e Kosovës votuan 92, 50 ishin kundër, ndërsa 29 shtete abstenuan.

Exit mobile version