Ballina Artikuj Shamia dhe shkollimi

Shamia dhe shkollimi

Prof. ass. dr. Musa Vila

✍️- Më herët në Evropë por edhe tash në disa vende postkomuniste (ballkanike), besa edhe tek ne në Kosovë po thonë:
Absolutisht: Shamia është burim prapambetjeje.
Absolutisht: Ne mund të kishim qenë në ballë të kombeve, më të zhvilluar po të mos ishin zakonet fetare..
Absolutisht: Islami është një fe ekstremizmi dhe prapambetjeje.
👈- Tani, për të gjithë ata që thonë gjëra të tilla të pakuptimta, ja surpriza: Ministria e arsimit në Britani shpall:
Shkollat ​​fetare-islame kanë zënë tre pozicionet e para si shkollat ​​më të mira në Mbretërinë e Bashkuar (Angli) dhe janë ndër 20 shkollat ​​më të mira në gjithë vendin. Paramendo në shtetin me civilizim më të madh në planet..
Ky është një mesazh i fuqishëm edhe për ne në Kosovë që ende merremi me një udhëzim administrativ të komunizmit; se shkollimi dhe dija nuk maten me veshje, me shami por maten me disiplinë dhe të arritura. Edhe në Kosovë shumë arsimtar në prapaskenë e thonë: se nxënësit që mësojnë në xhami në shkollë janë më të disiplinuar dhe mësojnë më mirë!
Pra si po ndodhë kjo në Angli nuk qenka pengesë shamia e në Kosovë po?
Shamia me fytyrë të dukshme nuk bie ndesh me uniformën shkollore.
Përkundrazi, në praktikë, nxënëset që e bartin shaminë kanë respektuar gjithmonë uniformën zyrtare të shkollës dhe rregullat e saj. Asnjëherë nuk është dokumentuar ndonjë rast ku nxënëset me mbulesë të kenë refuzuar uniformën apo disiplinën shkollore. Per ketë arsye, ndalimi i mbulesës nuk lidhet me uniformën, por është shndërruar në mjet përjashtimi dhe diskriminimi ndaj nxënëseve besimtare, gjë që bie ndesh me frymën e Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi.
Islami është fe e paqes, tolerancës; nëse luftohet, forcohet dhe nëse disa e braktisin ajo prapë përhapet. Zoti është gjithmonë vigjilent ndaj atyre që e kundërshtojnë atë dhe Ai është i vetëmjaftueshëm dhe nuk ka nevojë për asgjë nga ata që largohen. Ndëshkimi i Tij ndaj keqbërësve mund të vjen, është i papërmbajtshëm edhe nëse armiku është përgatitur, asgjë nuk mund ta mposhtë Fuqinë e Zotit.
Zoti është më i Madhi dhe i gjithë lavdërimi dhe lavdia i përkasin Zotit, të Dërguarit të Tij dhe besimtarëve.

Prof. ass. dr. Musa Vila

Exit mobile version