Ballina Lajmet Rajon dhe Botë SHBA, protestuesit përleshen me agjentët federalë në Los Angeles

SHBA, protestuesit përleshen me agjentët federalë në Los Angeles

Tubimet masive kundër Shërbimit të Imigracionit dhe Doganave (ICE) u shndërruan në përplasje në Los Angeles të SHBA-së pasi protestues të dhunshëm detyruan agjentët federalë të izolohen brenda një ndërtese, raporton Anadolu.

Demonstruesit u përleshën me policinë jashtë ndërtesës federale në Los Angeles, ku protestuesit hodhën mbeturina dhe shishe drejt oficerëve, duke rezultuar në përdorimin e sprej piperit kundër turmës.

Policia e qytetit Los Angeles (LAPD) shpalli të paligjshëm tubimin jashtë ndërtesës federale në qendër të qytetit, mes trazirave të vazhdueshme.

Tubime masive kundër operacioneve të ICE-së gjatë ditës së djeshme janë mbajtur në mbarë SHBA-në, me mijëra demonstrues që dolën në rrugë në kuadër të një dite kombëtare veprimi.

Në vazhdën e goditjes së ashpër ndaj imigracionit nga administrata e presidentit Donald Trump, e cila ka rezultuar me vdekjet tronditëse të dy shtetasve amerikan Renee Good dhe Alex Pretti nga agjentë të ICE-së në shtetin Minnesota, protestuesit shprehën zhgënjimin dhe frikën e tyre lidhur me operacionet e dhunshme të ICE-së.

Exit mobile version