Tubimet masive kundër Shërbimit të Imigracionit dhe Doganave (ICE) u shndërruan në përplasje në Los Angeles të SHBA-së pasi protestues të dhunshëm detyruan agjentët federalë të izolohen brenda një ndërtese, raporton Anadolu.
Demonstruesit u përleshën me policinë jashtë ndërtesës federale në Los Angeles, ku protestuesit hodhën mbeturina dhe shishe drejt oficerëve, duke rezultuar në përdorimin e sprej piperit kundër turmës.
Policia e qytetit Los Angeles (LAPD) shpalli të paligjshëm tubimin jashtë ndërtesës federale në qendër të qytetit, mes trazirave të vazhdueshme.
Tubime masive kundër operacioneve të ICE-së gjatë ditës së djeshme janë mbajtur në mbarë SHBA-në, me mijëra demonstrues që dolën në rrugë në kuadër të një dite kombëtare veprimi.
Në vazhdën e goditjes së ashpër ndaj imigracionit nga administrata e presidentit Donald Trump, e cila ka rezultuar me vdekjet tronditëse të dy shtetasve amerikan Renee Good dhe Alex Pretti nga agjentë të ICE-së në shtetin Minnesota, protestuesit shprehën zhgënjimin dhe frikën e tyre lidhur me operacionet e dhunshme të ICE-së.





