Ballina Lajmet Rajon dhe Botë SHBA vendos mbrojtje Patriot dhe THAAD në Lindjen e Mesme mes tensioneve...

SHBA vendos mbrojtje Patriot dhe THAAD në Lindjen e Mesme mes tensioneve me Iranin

SHBA-ja ka zhvendosur sisteme shtesë të mbrojtjes ajrore Patriot dhe THAAD në Lindjen e Mesme, ndërsa vlerësimet e inteligjencës paralajmërojnë se qeveria e Iranit është gjithnjë e më e paqëndrueshme pas protestave dhe kolapsit ekonomik, sipas një raporti, transmeton Anadolu.

“New York Times” raportoi të hënën se zyrtarët amerikanë thanë se vendosjet kanë për qëllim mbrojtjen e forcave amerikane nga hakmarrja e mundshme ndërsa presidenti Donald Trump shqyrton inteligjencën që tregon se kontrolli i Teheranit mbi pushtetin është në nivelin më të dobët që nga revolucioni i vitit 1979.

Protestat që shpërthyen në fund të vitit të kaluar u përhapën në rajone të cilët prej kohësh shiheshin si fortesa të udhëheqësit suprem Ajatollah Ali Khamenei. “Presidenti Trump informohet vazhdimisht për çështjet e inteligjencës në të gjithë botën”, tha në një deklaratë sekretarja për media e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.

“Do të ishte shpërfillje e detyrës si komandant i përgjithshëm nëse ai nuk informohej rregullisht për këto çështje. Lidhur me Iranin, presidenti Trump vazhdon të monitorojë nga afër situatën”, shtoi ajo.

Trumpi ka paralajmëruar se veprimi ushtarak mbetet një opsion, duke e përshkruar forcimin detar të SHBA-së në rajon si një “armadë”.

Krahas vendosjes së forcave të mbrojtjes ajrore, Pentagoni ka dërguar avionë shtesë sulmues F-15E në rajon dhe ka vendosur bombardues me rreze të gjatë veprimi në gatishmëri të lartë, sipas zyrtarëve amerikanë.

Senatori Lindsey Graham, një republikan nga Karolina e Jugut, tha se kohët e fundit ka biseduar me Trumpin për Iranin dhe kërkoi veprime më të forta. “Qëllimi është t’i japim fund regjimit”, tha Graham duke shtuat se “Ata mund të ndalojnë ata së vrari sot, por nëse janë në krye muajin tjetër, do t’i vrasin atëherë”.

Exit mobile version