Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Shefi i mbrojtjes turke takon homologun e tij saudit në Ankara

Shefi i mbrojtjes turke takon homologun e tij saudit në Ankara

Ministri turk i Mbrojtjes, Yaşar Güler, ka takuar homologun e tij saudit, Khalid bin Salman Al Saud, i cili ndodhet në Ankara për një vizitë zyrtare, transmeton Anadolu.

Siç njofton Ministria e Mbrojtjes e Turqisë, ministri turk priti homologun e tij saudit në Ankara me një ceremoni zyrtare.

Shefat e mbrojtjes zhvilluan një takim midis dy delegacioneve, ku të pranishëm ishin edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë, Metin Gürak dhe zv/ministri i mbrojtjes, Bilal Durdali.

Më herët, ministri saudit u prit në takim nga presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan.

Exit mobile version