Ballina Lajmet Kosovë Shembet dheu në Prishtinë, ndërprehet mësimi në një shkollë (Foto)

Shembet dheu në Prishtinë, ndërprehet mësimi në një shkollë (Foto)

Në rrugën ‘Qamile Jaka’ në Prishtinë, mbrëmë ka filluar shembja e dheut, ku dyshohet se ka ndodhur për shkak të shpërthimit të një gypi të ujësjellësit.

Sipas drejtorit të Inspeksionit, Adonis Tahiri tha se sipas zyrtarëve të emergjencave shkaktar mund të jetë shpërthimi i një gypi të ujësjellësit

“Sipas zyrtarëve të emergjencave shkaktar mund të jetë shpërthimi i një gypi të ujësjellësit, në këtë rast kompania ka leje ndërtimi, pilotat janë të vendosur”, tha ai.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe zyrtarë policorë dhe departamenti i emergjencave. Derisa, përballë vendit ku ka ndodhur shembja e dheut, në të cilën kanë filluar punimet, ndodhen objekte në të cilat banojnë qytetarët.

Kurse, në shkollën fillore” Naim Frashëri”, ndërprehet mësimi.

Exit mobile version