Me gjithë bindjen tonë se shkenca dhe dija janë prej produkteve më madhështore të mendjes së njeriut, megjithatë të gjithë “adhuruesit” e shkencës, edhe mos të harrojnë se ajo ishte që “vrau” miliona njerëz.
Shkenca solli për njerëzimin edhe bombën atomike, por edhe të gjitha armët e shkatërrimit në masë.
“Shkenca” e bëri ndotjen e ambientit në të cilin as frymë nganjëherë nuk po mund të ngopemi.
Andaj, nëse shkenca i mundëson sot një femre të bëhet nënë pa bashkëshortin e saj, mos të çmendemi nga ngazëllimi sepse kjo nuk quhet e arritur, por është tragjedi që po mundëson lindjen e fëmijëve nga nëna, dhe nga ai baba, të cilin nuk do ta shohin e as nuk do ta gëzojnë dashurinë e tij asnjëherë!
Nga: Prof. Driton Arifi