Ballina Jeta Shëndetësi Shkencëtarët afër kurës për malarian

Shkencëtarët afër kurës për malarian

Një ilaç eksperimental ka shëruar shtatë persona të prekur nga parazitë të malaries, kanë treguar studimet e reja.

Ekipi i udhëhequr nga Universiteti i Bazelit në Zvicër, tha se një dozë e ilaçit të quajtur DSM265 bllokoi një enzimë që i duhet parazitit të mbijetojë, kështu duke e vrarë atë.

Paraziti P. falciparum është ndër më të rrezikshmit në botë dhe është përgjegjës për gati gjysmë milioni vdekje çdo vit.

Studiuesit thonë se ky është hapi i parë në zhvillimin e multi-ilaçit që aktualisht nevojitet për të trajtuar malarien dhe krijimin e një ilaçi më të lirë që kuron sëmundjen me vetëm një dozë.

Exit mobile version