Kur shkrimtari rus Anton Pavlovich Chekhov (1860 – 1904) u pyet për natyrën e shoqërive të dështuara, ai u përgjigj:
“Në shoqëritë e dështuara ekzistojnë një mijë budallenj për çdo mendje të mençur dhe një mijë fjalë të kota për çdo fjalë të kuptimtë. Shumica mbeten gjithmonë mendjelehtë dhe mbizotërojnë mbi të mençurit.
Nëse vë re, se në një shoqëri temat e kota dominojnë diskutimet dhe njerëzit e pavlerë janë në qendër të vëmendjes, atëherë ti po flet për një shoqëri tepër të dështuar!
Për shembull, këngët dhe tekstet (fjalët) pa kuptim tërheqin miliona njerëz që kërcejnë dhe i përsërisin, dhe autori i këngës bëhet i famshëm, i njohur dhe i dashur. Madje, deri aty, sa njerëzit marrin edhe mendimin e tyre për çështjet e shoqërisë dhe jetës.
Ndërsa shkrimtarët dhe autorët, askush nuk i njeh dhe askush nuk u jep vlerën që u takon. Pjesa më e madhe e njerëzve pëlqejnë të kotën dhe mpirjen (e trurit).
Ka njerëz, që na mpinë për të na larguar mendjen prej nesh; dhe ka njerëz, që na bëjnë të qeshim me gjëra të pavlera, që konsiderohen më të mirë, se sa ata, që na zgjojnë përballë realitetit dhe na bëjnë të ndjejmë dhimbje me thënien e të vërtetës!”
