Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Shpërndau posterë anti-islam, Britania ia ndalon hyrjen kanadezes (Foto)

Shpërndau posterë anti-islam, Britania ia ndalon hyrjen kanadezes (Foto)

Një gazetare kanadeze është personi i tretë që po i ndalohet hyrja në Britani të madhe, për shkak të gjuhës së urrejtjes ndaj muslimanëve. Lauren Southern u ndalua për gjashtë orë në Calais, ku ajo po përgatitej të vinte në Britani të Madhe për të intervistuar bashkë-themeluesin e Lidhjes Angleze të Mbrojtjes Tommy Robinson. Kjo ndalesë është e treta me radhë në 72 orët e fundit.

Me sa kuptohet nga mediat, 22-vjeçarja është dërguar për tu marrë në pyetje lidhur me shqetësimet për një incidenti muajin e kaluar në Luton, ku ajo akuzohet për shpërndarjen e materialit racist në formën e posterave anti-islam.

Të premten, aktivisti austriak i krahut të djathtë Martin Sellner dhe e dashura e tij amerikane Brittany Pettibone, një komentator dhe autor i YouTube, u arrestuan nga qeveria britanike për po të njejtat arsye. /MESAZHI/

Exit mobile version