Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Shpërthim në tubimin zgjedhor në Afganitan, 24 të vdekur

Shpërthim në tubimin zgjedhor në Afganitan, 24 të vdekur

Një shpërthim që goditi në afërsi të një tubimi zgjedhor ku morën pjesë Presidenti i Afganistanit Ashraf Ghani la të vdekur 24 njerëz dhe plagosi 31 të tjerë.

Sulmi, i cili me gjasë kishte shënjestruar edhe presidentin, megjithatë nuk i shkaktoi asnjë dëm atij.

Ky i fundit ishte duke drejtuar një takim zgjedhor në krahinën e Parvan, në veri të Kabul, më momentet kur ndodhi sulmi i dyshuar militant.

Autoritetet e sigurisë dhe ato spitalore konfirmojnë se më së shumta viktima ka në radhët e grave dhe fëmijëve.

Një zyrtar i qeverisë lokale tha se sulmi u krye nga një sulmues vetëvrasës.

“Presidenti është i padëmtuar,” i tha ndihmësi Ghani Reuters.

Exit mobile version