Një shpërthim që goditi në afërsi të një tubimi zgjedhor ku morën pjesë Presidenti i Afganistanit Ashraf Ghani la të vdekur 24 njerëz dhe plagosi 31 të tjerë.
Sulmi, i cili me gjasë kishte shënjestruar edhe presidentin, megjithatë nuk i shkaktoi asnjë dëm atij.
Ky i fundit ishte duke drejtuar një takim zgjedhor në krahinën e Parvan, në veri të Kabul, më momentet kur ndodhi sulmi i dyshuar militant.
Autoritetet e sigurisë dhe ato spitalore konfirmojnë se më së shumta viktima ka në radhët e grave dhe fëmijëve.
Një zyrtar i qeverisë lokale tha se sulmi u krye nga një sulmues vetëvrasës.
“Presidenti është i padëmtuar,” i tha ndihmësi Ghani Reuters.





