Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Shqipëri, TIKA shpërndan ndihma për familjet në nevojë për muajin e Ramazanit

Shqipëri, TIKA shpërndan ndihma për familjet në nevojë për muajin e Ramazanit

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) ka shpërndarë pako me ushqime për familjet me fëmijë jetimë në Shqipëri me rastin e muajit të Ramazanit, transmeton Anadolu.

Gjatë ditës së sotme, TIKA në bashkëpunim me Fondacionit ALSAR kanë shpërndarë pako me ushqime për familjet në nevojë Tiranë.

Të pranishëm gjatë ndarjes së ndihmave në ambientet e Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” ishin koordinatori i TIKA-s në Tiranë, Mustafa Ata, kryetari i Fondacionit ALSAR, Mehdi Gurra, dhe pjesëtarë të familjeve me fëmijë jetimë.

Sipas njoftimit nga TIKA, koordinatori i TIKA-s në Tiranë, Mustafa Ata, ka theksuar se për të reflektuar frymën e unitetit do të shpërndajnë në Shqipëri mijëra pako me ushqime për familjet në nevojë.

Gurra është shprehur se ndihmat do të shpërndahen për familjet në nevojë në bashkëpunim me TIKA-n, si çdo vit.

Shpërndarje e pakove ushqimore do të vazhdojë në ditët në vazhdim edhe në qytete të tjera të Shqipërisë.

TIKA do të shpërndajë për muajin e Ramazanit 3.500 pako ushqimore për familjet e fëmijëve jetimë në gjithë Shqipërinë.

Exit mobile version