Ballina Lajmet Kosovë Shqiptari nga veriu publikon foto të shtëpisë së djegur pas sulmit të...

Shqiptari nga veriu publikon foto të shtëpisë së djegur pas sulmit të mbrëmshëm

Mbrëmë në lagjen e ‘Doktorëve’ në veri të Mitrovicës, shtëpia e një shqiptari është sulmuar, duke u përfshirë nga zjarri një pjesë e saj.

Për këtë akt nuk dihen akoma motivet, derisa pronari i shtëpisë i ka publikuar disa fotografi në profilin e tij në Facebook, ku shihen dëmet.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Besim Hoti, sipas të cilit nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

“Është zjarrvënie dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm. Të lënduar nuk ka, vetëm dëme materiale”, ka thënë Hoti, duke shtuar se akoma nuk dihet kush e ka kryer aktin.

Exit mobile version