Ballina Artikuj Si hapen dyert e mëdha

Si hapen dyert e mëdha

Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi (r.a)

Një mbret vendosi, për shkak të një pozite me rëndësi në pallat, t’i testojë oborrtarët. E rrethuan njerëz të fuqishëm dhe të urtë, dhe mbreti u tha:

– Kam një dyshim dhe më intereson cili prej jush do të më ndihmojë që ta zgjidh.

Pastaj i solli para vetes dyer të mëdha dhe u tha:

– Këto janë dyert më të mëdha dhe më të rënda në mbretërinë time. A mundet dikush nga ju t’i hapë?

Shumica prej atyre që ishin prezent filluan të lëviznin kokën me mosbesim. Disa të tjerë filluan t’i shikonin dyert nga afër, duke i prekur, por në fund të gjithë pranuan se nuk mund të hapen.

Mirëpo, papritmas nga turma doli një oborrtar, u afrua te dyert, i shikoi, i preku dhe i shtyu. Menjëherë, me një lëvizje të fortë, dyert u hapën. Dyert, në fakt, ishin që nga fillimi pakëz të hapura, por jo të mbyllura plotësisht. Për hapjen e derës, e cila ishte pak e hapur, ishte e nevojshme vetëm vetëbesimi që kjo të bëhej në prezencën e vetë mbretit.

Mbreti shpalli:

– Ti do ta fitosh këtë pozitë në pallat. Nuk u bazove në atë që ke parë. Pate kurajë për të provuar atë që në fillim dukej e pamundur.

Kështu është edhe në jetët tona. Shumë dyer tani më janë pak të hapura, por ne frikësohemi t’i hapim deri në fund.

Një autor ka thënë: “Të provosh është çmimi i përparimit.”

Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi (r.a)

Exit mobile version