Ballina Artikuj Si mbahet në këmbë padrejtësia?

Si mbahet në këmbë padrejtësia?

Hoxhë Justinian Topulli

Tregohet një herë, se një xhelat ishte urdhëruar nga mbreti të ndëshkonte një dijetar, të cilin e kishte futur në burg padrejtësisht.

Xhelati i drejtohet dijetarit dhe me keqardhje i thotë:

– Më fal, por jam i urdhëruar ta bëj këtë!

Dhe dijetari i përgjigjet:

– Të mos kishte njerëz si puna jote, ata që të urdhëruan nuk do të mund t’i bënin zullum askujt!


Hoxhë Justinian Topulli

Exit mobile version