Ballina Jeta Shëndetësi Si ndikon një gotë me ujë të ftohtë në trup?

Si ndikon një gotë me ujë të ftohtë në trup?

Nuk ka asgjë më të mirë se uji i ftohtë gjatë vapës. Është një mënyrë e shkëlqyer për t’u qetësuar, por edhe për të shuar etjen. Megjithatë, mund të mos e keni ditur se uji i ftohtë mund të jetë i rrezikshëm. Si ndikon uji i ftohtë në trup?

1. Imuniteti i dobët

Pirja e ujit të ftohtë mund të dobësojë sistemin imunitar dhe të zvogëlojë aftësinë e trupit për të luftuar bakteret dhe viruset. Konsumimi i ujit të ftohtë ndikon në dhëmbët, presionin e gjakut, fytin, sistemin e frymëmarrjes, nervat, stomakun, sistemin tretës dhe imunitar.

2. Zvogëlon rrahjet e zemrës

Disa studime pohojnë se uji i ftohtë mund të zvogëlojë rrahjet e zemrës. Konsumimi i ujit të ftohtë pas 22 minutash çon në rritje të presionit të gjakut.

3. Shkakton probleme me tretjen

Uji i ftohtë mund të vështirësojë gëlltitjen e ushqimit dhe të keni probleme me tretjen. Tek personat që tashmë kanë probleme me stomakun, problemet mund të shkaktohen pas konsumimit të ujit të ftohtë.

4.Ngushton enët e gjakut

Nuk ka mjaft studime që kanë studiuar efektin e ujit të ftohtë në presionin e lartë të gjakut, por disa kërkime theksojnë se uji i ftohtë ngushton enët e gjakut, pengon rrjedhjen e gjakut në ekstremitete dhe çon në rritjen e presionit të gjakut.

Kush nuk duhet të pijë ujë shumë i ftohtë?

Uji i ftohtë rekomandohet për atletët, fëmijët mbipeshë, njerëzit me sklerozë të shumëfishtë dhe pacientët me hipotension (presion të ulët të gjakut). Aktiviteti fizik ose sportiv rrit temperaturën e trupit dhe shkakton lodhje. Nga ana tjetër, konsumimi i ujit të ftohtë ul temperaturën e trupit.

Exit mobile version