Të marrim një vendim të prerë se do të: hapim një faqe të re në jetën tonë; që ditët tona të Ramazanit të mos jenë të njëjta me ditët para Ramazanit; që do të kryejmë rregullisht namazet e detyrueshme në xhami dhe do të përpiqemi të shkojmë në to para ezanit për t’u falur në saffi-n e parë; që do të ringjallim Sunetet e lëna pas dore të të Dërguarit të Allahut, s.a.v.s.; që do ta lexojmë – do ta studiojmë të gjithë Kuranin disa herë; që do të falim shumë namaz nafile; që do ta ndalojmë gjuhën tonë nga gënjeshtrat, fjalët e ndyra, talljet, marrëzitë, çdo fjalë që nuk na përket dhe në të cilën nuk kanë dobi për ne dhe fenë tonë; që do t’i pastrojmë zemrat tona ndaj të gjithë muslimanëve; që do të përmirësojmë sjelljen dhe moralin tonë; që do të bëjmë vepra të mira të dobishme për njerëzit e tjerë; që do ta përhapim thirrjen e Islamit midis njerëzve të tjerë; se do ta ndihmojmë fenë e Allahut…
Ditët dhe netët kaluan, muajt u ndërruan, kaloi një vit dhe ja ku jemi përsëri duke pritur muajin tonë të dashur të Ramazanit, muajin e agjërimit dhe Kuranit, muajin e dhikrit dhe ihsanit, muajin e namazit të natës dhe forcimin e besimit. Zoti ynë, na mundëso ta mirëpresim muajin e bekuar të Ramazanit. Amin!
Allahu i Plotfuqishëm e ka dalluar Ramazanin me karakteristika dhe vlera të shumta që nuk janë të pranishme në muajt e tjerë. Këto karakteristika janë:
● aroma e agjëruesit është më e bukur për Allahun sesa aroma e miskut;
● melaiket – engjëjt kërkojnë falje për agjëruesit, derisa të ndërpresin agjërimin – derisa te bëjnë iftarin;
● shejtanet – djajtë lidhen me zinxhirë;
● në muajin e Ramazanit, të gjitha portat e Xhenetit hapen dhe të gjitha portat e Xhehenemit mbyllën;
● në muajin e Ramazanit është Nata e Kadrit, një natë që është më e mirë se një mijë muaj, dhe për këtë arsye kushdo që humbe të mirën e saj, me të vërtetë ka humbur një të mirë të madhe;
● agjëruesi justifikohet në natën e fundit të Ramazanit;
● Allahu liron disa nga robërit e Tij nga zjarri i Xhehenemit, dhe atë çdo natë.
Vëlla i dashur, motër fisnike, i lutemi Zotit të Plotfuqishëm që të na mundësojë të mirëpresim muajin e Ramazanit dhe të ndiejmë të gjitha këto bekime të Allahut në të. Megjithatë, le ta dimë se këto bekime nuk vijnë ashtu – vetvetiu, të gjithë nuk i arrijnë ato, por vetëm robërit e bindur dhe këmbëngulës të Allahut, ata që i përgjigjen urdhrave të Tij dhe nuk ndiejnë lodhje duke vepruar kështu, ata, ambiciet e të cilëve për vepra të mira rriten në mënyrë drastike në muajin e Ramazanit, ata që e kalojnë muajin e Ramazanit në agjërim, namaz (të detyrueshëm dhe vullnetar, namaz nate, teravi), dhënie lëmoshe, lexim të shpeshtë të Kuranit, lutje të shpeshta, Itikaf dhe kërkim të Natës së Kadrit. Prandaj, që tani e tutje kujtoni këto bekime të Allahut në Ramazan, që tani e tutje shikoni veprat e detyrueshme dhe të rekomanduara në Ramazan dhe merrni një vendim të prere që edhe ju do të jeni ndër robërit e mëdhenj ambiciozë të Allahut, merrni një vendim të prere që nuk do të lejoni që asnjë pjesë e kohës suaj të kalojë në muajin e Ramazanit pa e kaluar atë në bindje ndaj Zotit tuaj. Mos e humbni këtë nga sytë. Ndoshta ky është Ramazani ynë i fundit! Kur kujtojmë mbërritjen e muajit të bekuar të Ramazanit, shumë prej nesh kanë lot në sy. Janë lot gëzimi, sepse po gëzohemi për mirësinë e madhe të Allahut që Ai na tregon; na jep mundësinë të jemi edhe më të bindur ndaj Tij, të bëjmë edhe më shumë vepra të mira para se ta takojmë Allahun, subhanehu ue te’ala. Lot gëzimi! Po! Por ka edhe nga ata që shfaqen pasi mendojmë për periudhën e kaluar. Kthehuni prapa dhe shikoni nga Ramazani i fundit tek ai që mezi presim, sa njerëz janë larguar – kane ikur nga kjo botë? Sa vëllezër dhe motra, burra dhe gra musliman/ne, me të cilët kaluam ditët dhe netët e Ramazanit të kaluar, me të cilët kryem namazet e përditshme dhe namazet e teravisë, me te cilët se bashku bënim iftar, vizituam njëri-tjetrin, iu drejtuam njëri-tjetrit… sa prej tyre janë larguar nga kjo botë, janë vendosur në një shtëpi tjetër, në brendësi të tokës, pasi kishin shkuar dhe kishin ardhur, kishin ecur nëpër të? Allahu e di, ndoshta ky është Ramazani ynë i fundit! Prandaj, le të përgatitemi për të mirëpritur muajin e Ramazanit dhe për ta kaluar atë në vepra të dashura për Allahun! Para se të tregoj se si ta mirëpresim Ramazanin, le të njihemi me kategoritë ose llojet e njerëzve në Ramazan dhe të shohim se cilit lloj i kemi takuar deri më tani në Ramazan dhe cilit do t’i përmbahemi në Ramazanin e ardhshëm.
Lloji i parë: Këta janë besimtarët që mezi presin Ramazanin dhe kur vjen Ramazani, e kalojnë duke agjëruar dhe duke u lutur, luten natën, agjërojnë ditën, zbatojnë urdhrat e Allahut dhe shmangin haramet – ndalesat, vazhdojnë në pendim dhe përmbushjen e zotimit të dhënë Allahut, xh.xh.. Ata e inkurajojnë shpirtin e tyre vetëm të përmirësohet, përpara dhe vetëm përpara, më mirë dhe më shumë. Ata e urrejnë kthimin në mëkate dhe ne kufer – mosbesim aq sa e urrejnë hedhjen në zjarr! Epo, ata me të drejtë e ndiejnë ëmbëlsinë e Imanit.
Lloji dyte: Këta janë ata që e kalojnë Ramazanin nga turpi i Allahut dhe nga turpi i njerëzve. Ata adhurojnë dhe agjërojnë sepse janë me muslimanë të tjerë, kështu që disi turpërohen të mos agjërojnë në Ramazan. Ata nuk vendosën të pendohen dhe të kthehen sinqerisht te Zoti i tyre. Ata janë në dyshim se kë do ta ndjekin pas Ramazanit. Këta janë të njëjtët vëllezër myslimanë që nevojitet – qe duhet, gjatë ditëve të Ramazanit, për t’u shoqëruar me ta pas Ramazanit, për t’i inkurajuar ata të bëjnë vepra të mira, për t’u çliruar nga prangat e pasioneve të tyre.
Lloji i tretë: Për këtë lloj, Ramazani vjen e shkon, dhe nuk shihet asnjë ndryshim tek ata. Atyre u lexohen ajetet e ata largohen prej tyre – ua kthejnë shpinën. Atyre u paraqiten mirësitë e Allahut dhe ata i refuzojnë. Ky është një grup i rrezikshëm, si për veten e tyre ashtu edhe për të gjithë bashkësinë e muslimanëve.
Atëherë, na tregoni, vëllezër dhe motra të dashur, Ramazani është provë për ne ose kundër nesh! Muaji i Ramazanit, nuk ka muaj si ai! Bekimet e Ramazanit i janë dhënë këtij umeti, të cilat nuk i janë dhënë asnjë populli të mëparshëm! Mëkati falet në të, dhe një vepër e mirë kthehet me mirënjohje! Besimtari i sinqertë mbështetet në të, sepse djalli është i lidhur me pranga – zinxhirë, kështu që mëkati që ai nxit është i paarritshëm! Muaji i Ramazanit është paralajmërues i lumturisë ose pakënaqësisë, gëzimit ose trishtimit, fitimit ose falimentimit! Pra, vëllezër dhe motra, le ta mirëpresim Ramazanin në këtë mënyrë:
● përgatitje shpirtërore, d.m.th. para së gjithash, pendim i sinqertë dhe kthim tek Allahu, xh.xh, lënia e mëkateve dhe veprave të këqija, hapja e një faqeje të re të pastër, thënia lutjeve të shumta që Allahu të na mbështesë dhe të na mundësojë të përjetojmë dhe jetojmë Ramazanin, agjërime të shumta në muajin Sha’ban, lexim – studim i vazhdueshëm i Kur’anit dhe të medituarit rreth tij, si dhe dhikri i transmetuar në mënyrë autentike gjatë ditës dhe natës.
● Me përgatitje shpirtërore dhe të bazuar në dituri shkencore, d.m.th. le të mësojmë rregullat e agjërimit duke lexuar komente mbi ajete dhe hadithe që flasin për agjërimin, duke lexuar libra fikhu që flasin për agjërimin, duke dëgjuar leksione nga ligjërues të njohur dhe të pranuar, si dhe duke ripërtërirë pjesën e mësuar të Kur’anit në përgatitje për namazin e natës në Ramazan.
● Përgatitja për da’vet, siç është përgatitja e dhuratave të Ramazanit për ata që kanë nevojë të fitohen zemrat, përgatitja e revistave, broshurave, fletëpalosjeve me përmbajtje të Ramazanit, planifikimi i hallkave të Kur’anit dhe garave të mësimit përmendësh të Kur’anit me qëllim inkurajimin e njerëzve për të mësuar përmendësh dhe ruajtur Kur’anin.
● Përgatitjet në familje, siç është ripërtëritja e rregullave të agjërimit me familjen, ripërtëritja e Kur’anit të mësuar, syfyri, agjërimi dhe iftari në muajin Sha’ban, së bashku me të gjithë anëtarët e familjes, rishikimi i statusit të imanit – besimit të anëtarëve të familjes në Ramazanin e kaluar dhe kohën aktuale para Ramazanit të ardhshëm, etj.
● Marrja e një vendimi të prerë se ne do të: hapim një faqe të re në jetën tonë;
– se ditët e Ramazanit nuk do të jenë të njëjta për ne me ditët para Ramazanit;
– se do t’i kryejmë rregullisht namazet e detyrueshme në xhami dhe do të përpiqemi të shkojmë në to para ezanit për t’u falur në saffin e parë; se do t’i ringjallim Sunetet e lëna pas dore të të Dërguarit të Allahut, s.a.v.s.;
– se do ta lexojmë të gjithë Kuranin disa herë; se do të falim shumë namaze nafile;
– që do t’i pengojmë gjuhët tona nga gënjeshtrat dhe fjalët e ndyra, talljet dhe budallallëqet dhe çdo fjalë që nuk na përket dhe në të cilën nuk ka dobi për ne dhe fenë tonë;
– që do t’i pastrojmë zemrat tona ndaj të gjithë muslimanëve; që do ta përmirësojmë sjelljen dhe moralin tonë;
– që do të bëjmë vepra të mira të dobishme për njerëzit e tjerë; që do ta përhapim thirrjen e Islamit midis njerëzve të tjerë; që do ta ndihmojmë fenë e Allahut…
Zoti ynë, na mundëso ta përjetojmë muajin e bekuar të Ramazanit dhe na ndihmo në qëllimet tona! Ty, Zoti ynë, qoftë lavdia dhe lavdërimi në fillim dhe në fund, në çdo kohë dhe gjendje! Bekimet dhe paqja Jote qofshin mbi Pejgamberin tonë më të zgjedhur, Muhamedin, Zoti e bekoftë dhe i dhëntë paqe, familjes së tij dhe të gjithë shokëve të tij!
Nga boshnjakishtja Esat Rexha /islamgjakova
