Ballina Artikuj Simbolika e gurëzimit të djallit në Haxh

Simbolika e gurëzimit të djallit në Haxh

Hoxhë Halil Avdulli

Ka një betejë të përhershme mes dritës dhe errësirës, mes së vërtetës dhe të pavërtetës.

Në këtë betejë, shejtani është simboli i devijimit dhe së keqes. Ai përfaqëson zërin që e shtyn njeriun të rrëshqasë, që çliron tekat dhe e largon nga Zoti.

Kërkimi i mbrojtjes nga shejtani është kujtesë: arma jonë është streha te Zoti.

Rituali i hedhjes së guralecëve në Haxh është simbol i rezistencës ndaj së keqes, një akt refuzimi ndaj shejtanit dhe çdo padrejtësie që ai përfaqëson.

Besimtari është gjithnjë në luftë: me vetveten, me epshin, me errësirën. Dhe zgjohet përmes vetëdijes.

Hoxhë Halil Avdulli

Exit mobile version