Grupet e armatosura kundër regjimit në Siri po hyjnë në qendër të Deir ez-Zorit në Sirinë lindore, zonë e cila ishte e pushtuar nga grupi terrorist PKK/YPG në përpjekje për të fituar territor në mes të rënies së regjimit të Bashar al-Asadit, thanë burime lokale për Anadolu.
Të premten, ushtria e regjimit në rënie tërhoqi disa nga forcat e saj të stacionuara në Deir ez-Zor, një provincë lindore në kufi me Irakun, duke e lënë qendrën e provincës nën pushtimin e grupit terrorist PKK/YPG.
– PKK/YPG-ja terroriste kërkon të shfrytëzojë vakumin e pushtetit
Mes disfatave të regjimit të Asadit që nga rindizja e konfliktit në Siri më 27 nëntor, duke çuar të dielën në kolapsin dramatik të regjimit, PKK/YPG-ja terroriste po kërkon të shfrytëzojë vakumin e pushtetit.
Në fushatën e saj terroriste 40-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja – e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe BE-ja – ka qenë përgjegjëse për vdekjen e mbi 40.000 njerëzve, duke përfshirë gra, fëmijë, foshnja dhe të moshuar.
YPG-ja është dega e PKK-së në Siri, një zonë ku për vite me radhë grupi është përpjekur të krijojë një korridor terrorist përgjatë kufirit turk.
Vitet e fundit, Turqia ka dislokuar trupa dhe ka punuar me aleatët lokalë si Ushtria Kombëtare Siriane opozitare për ta parandaluar këtë dhe për t’i mbajtur vendasit të sigurt nga shtypja terroriste.
