Të paktën 13 persona humbën jetën si pasojë e përplasjes së një skafi të marinës me një traget pasagjerësh në ujërat e qytetit indian Mumbai, transmeton Anadolu.
Siç raporton gazeta “Hindustan Times”, gjatë një testimi në brigjet e Mumbait, një skaf i marinës indiane u përplas me një traget që transportonte pasagjerë, pasi kapiteni humbi kontrollin e anijes.
Në deklaratën e Forcave Detare të Indisë thuhet se si pasojë e përplasjes humbën jetën 13 persona.
Policia e Mumbait tha se në mesin e të vdekurve ka fëmijë dhe gra.
“Kur mbërritëm atje, situata ishte tragjike dhe kaotike. Njerëzit kërkonin ndihmë. Disa po qanin”, tha Arif Bamane, kapiteni i skafit i cili shkoi i pari në vendngjarje.
