Ballina Sport Futboll Solskjaer në prag të shkarkimit nga Man Utd

Solskjaer në prag të shkarkimit nga Man Utd

Manchester United dhe Ole Gunnar Solskjaer janë afër të ndajnë rrugët.

Sipas ‘The Sun’, Manchester United janë të vendosur të largojnë Ole Gunnar Solskjaer nëse pëson humbje nga Norwich City në fund të muajit tetor, përcjell lajmi.net.

‘Djajtë e Kuq’ kanë fituar vetëm dy ndeshje këtë sezon në Premierligë, ndërsa të dielën janë mposhtur nga Newcastle United në udhëtim.

Ata renditen në vendin e 12-të në Premierligë, duke rrezikuar seriozisht edhe kualifikimin për Ligën e Kampionëve.

Pas ndeshjeve ndërkombëtare, Manchester United takohet me Liverpoolin dhe Norwichin, dhe kjo përballja e dytë do të jetë vendimtare për të ardhmen e norvegjezit në ‘Old Trafford’.

Exit mobile version