Ballina Autorë Opinione Sonte ndryshe i përjetova Teravitë!

Sonte ndryshe i përjetova Teravitë!

Husamedin Abazi

Në fakt, çdo natë do duhej përjetu ndryshe Teravitë, por njeriu është i tillë që ndonjëherë është më i disponuar, më i koncentruar dhe prandaj edhe i përjeton gjërat më thellë, më me vëmendje dhe duke u zhytë në meditim. Sonte duke i dëgjuar dhe përcjellur Ajetet që i lexonin me lexim të shkëlqyeshëm Hafiz Mustafai dhe Hafiz Murtezai, përjetova një lloj të thellari në kuptimet e ajeteve të xhuzit të katërt që na e lexuan sonte në Teravi e ku Allahu na mëson dhe porositë me mësime të thella që kanë të bëjnë me Imanin e gjallë reflektues (e jo thjesht vetëm me deklarimin e tij)… dhe na mëson me dispozita të rëndësishme që kanë të bëjnë me familjen dhe trashëgiminë që ne kemi shumë nevojë me i vu në praktikë..
Ajo pra që dua të porosis vetën dhe juve është që, të prezantojmë në Namazin e Jacisë dhe Teravive me vetëdije dhe të koncentruar në atë që lexojnë imamët dhe duke i përjetu Ajetet dhe duke meditu rreth kuptimeve dhe porosive të tyre, e jo vetëm duke e falur Namazin në mënyrë mekanike dhe pa u koncentruar…
E di që ndonjëri/a nga ju më thoni: Po ne nuk e njohim gjuhën arabe dhe nuk arrijmë ta kuptojmë se çfarë lexon Imami? Kjo është e vërtetë, por ne të gjithë e dimë se jemi në Muajin e Kur’an-it dhe në të duhet ti rregullojmë marrëdhënjet tona me të dhe më e pakta do ishte jo vetëm leximi i nga një xhuzi për çdo ditë, por edhe leximi i tij në gjuhën tonë të ëmbël shqipe dhe këtë ta bëjmë para se të shkojmë në Jaci dhe Teravi dhe sidomos kur e dimë për secilën natë se cilin xhuz të Kur’an-it do e lexon Imami në Teravi. Nëse veprojmë kështu, do jemi në gjendje me bashkvepru me Imamin gjatë leximit të Kur’an-it dhe duke e ditë se Allahu xh.sh i preh zemrat, i fisnikëron shpirtërat dhe i avanson mendjet me Kur’an-in, atëherë do jemi në gjendje me i përjetuar edhe ato që nuk i kemi përjetuar gjatë leximit tonë të thjeshtë para se të vijmë në Teravi. Edhe një herë, ftoj vetën dhe juve të lëvizim dhe ta avansojmë ibadetin tonë…
(Temë që shpresoj ndonjë rast tjeter ta elaboroj më gjerë…)

Nga: Hoxhë Husamedin Abazi

Exit mobile version