Ballina Lajmet Kosovë Sot jepet vendimi për policin serb të arrestuar në Veri

Sot jepet vendimi për policin serb të arrestuar në Veri

Sot pritet që të merret vendimi gjyqësor për policin e arrestuar në veri, Rade Basara.

Këtë për klankosova.tv e konfirmoi zëdhënësja e Gjykatës Themelore, Mirlinda Gashi, e cila tha se sot gjyqtari i çështjes do të marrë vendim rreth këtij rasti.

Dje është mbajtur seanca me dyer të mbyllura për zyrtarin policor, i cili bëhet e ditur se e ka mohuar fajësinë.

Rade Basaran u arrestua gjatë një aksioni në orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës nën dyshimet për fshehjen e provave në rastin e vrasjes së Oliver Ivonaviqit.

Exit mobile version