Sot jepet vendimi për policin serb të arrestuar në Veri

Sot pritet që të merret vendimi gjyqësor për policin e arrestuar në veri, Rade Basara.

Këtë për klankosova.tv e konfirmoi zëdhënësja e Gjykatës Themelore, Mirlinda Gashi, e cila tha se sot gjyqtari i çështjes do të marrë vendim rreth këtij rasti.

Dje është mbajtur seanca me dyer të mbyllura për zyrtarin policor, i cili bëhet e ditur se e ka mohuar fajësinë.

Rade Basaran u arrestua gjatë një aksioni në orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës nën dyshimet për fshehjen e provave në rastin e vrasjes së Oliver Ivonaviqit.