Ballina Lajmet Sot votohet për president në Maqedoni të Veriut

Sot votohet për president në Maqedoni të Veriut

Sot në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të zhvillohen zgjedhjet presidenciale.

Votuesit atje do të kenë mundësi të zgjedhin një nga shtatë kandidatët për president. Ku dy prej tyre janë shqiptarë, Bujar Osmani, nga Fronti Evropian dhe Arben Taravari nga koalicioni VLEN.

Kurse, kandidatët e tjerë janë: presidenti aktual Stevo Pendarovski i mbështetur nga LSDM, Gordana Siljanovska Davkova nga VMRO-DPMNE, Biljana Vakovska e mbështetur nga e Majta, Maxim Dimitrievski nga ZNAM dhe Stevço Jakimovski nga GROM.

Vendvotimet hapen në orën 07:00 dhe mbyllja e tyre do të bëhet në orën 19:00, ku do të votohet në gjithsej 3480 vendvotime, në mbarë Maqedoninë.

Sipas dispozitave ligjore, në rundin e parë, president mund të zgjidhet kandidati që fiton mbi 50 për qind të votave nga numri i përgjithshëm i trupit votues, që arrin 1.8 milion votues. Por, nëse ndodh ndryshe, shkohet në rundin e dytë, më 8 maj, ku kalojnë dy kandidatët me më shumë vota, ndërsa zgjidhet ai që arrin të sigurojë mbi gjysmën e votave të atyre që kanë dalë në votime, me kusht që pjesëmarrja të jetë 40 për qind e trupit votues.

Exit mobile version