Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Spiropali vazhdon vizitën në Kiev, dekorohet nga presidenti Zelenskyy

Spiropali vazhdon vizitën në Kiev, dekorohet nga presidenti Zelenskyy

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, po zhvillon një vizitë zyrtare në Kiev, ndërkohë që është takuar me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, transmeton Anadolu.

Në një reagim në rrjetet sociale, Spiropali ka shkruar se ka pranuar Urdhrin e Princeshës Olga, Klasi I, akorduar dhe dorëzuar nga Zelenskyy.

“E pranova këtë Urdhër të Lartë jo vetëm në emrin tim personal, por në emrin e çdo qytetari shqiptar, si dhe në emër të vlerave të shenjta njerëzore dhe solidaritetit që të gjithë, gratë, vajzat, djemtë dhe burrat shqiptarë strehojnë në zemrat e tyre”, është shprehu ajo.

Spiropali ka theksuar se Ukraina është sot fushëbeteja jo vetëm e luftës, por edhe e ndërgjegjes kolektive, duke shtuar se “Aty do të shkruhet nëse e ardhmja do të jetë e diktuar nga frika apo nga vlerat”.

Sipas një njoftimi nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, në takimin e posaçëm që pasoi ceremoninë e dekorimit, Zelenskyy e vuri theksin te “qëndrimet e qarta dhe të principta të Qeverisë shqiptare dhe të Kryeministrit Edi Rama kundër krimeve të Rusisë ndaj popullit të Ukrainës”.

Gjatë vizitës në Kiev, kryediplomatja e Shqipërisë u takua edhe me homologun e saj ukrainas, Andrii Sybiha.

Exit mobile version