Ballina Jeta Shëndetësi Studimi/ Ndotja e ajrit është “vrasës” më i madh se duhani

Studimi/ Ndotja e ajrit është “vrasës” më i madh se duhani

Rreth 9 milionë njerëz në gjithë botën cdo vit vdesin nga ndotja e ajrit. Shkencëtarët thonë se frymëmarrja në ajër toksik që shkaktohet nga tymi i makinave e fabrikave është përgjegjës për më shumë vdekje se duhani.

Ndotja e ajrit është shkak për 4.5 milionë vdekje në gjithë botën, sipas stastistikave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Por, studiuesit gjermanë rillogaritën të dhënat dhe treguan se numri i vërtetë shkon në 8.8 milionë, ku pjesa më e madhe e njerëzve ka ndërruar jetë për shkak të sëmundjeve të zemrës.

Profesor Thomas Munzel, nga Qendra Mjekësore Universitare Mainz, bashkëautor i studimit, tha: “Pirja e duhanit është e shmangshme, por ndotja e ajrit nuk është”.

Exit mobile version