Ballina Lajmet Kosovë Sulmohet selia e Vetëvendosjes (Foto)

Sulmohet selia e Vetëvendosjes (Foto)

Mbrëmë në orët e vona është sulmuar selia e Lëvizjes Vetëvendosjes në Komunën e Pejës.

Lajmin e ka bërë të ditur i nominuari për kryetar të kësaj komune nga radhët e VV-së, Bashkim Nurboja.

Ai ka publikuar edhe disa fotografi nga vendi i ngjarjes.

“Po sa na e sulmuan zyrën, dikuajt po i pengon puna jonë. Peja ka me ndryshu”, ka shkruar ai sipër fotografive në një publikim në rrjetin shoqëror “Facebook”.

Exit mobile version