Ballina Kuzhinë Supë me finok, bizele dhe limon

Supë me finok, bizele dhe limon

Përbërësit: 2 finokë mesatarë, 1 qepë, 2 hudhra, 200 g bizele të ngrira, 1 limon, 750 ml – 1l lëng vegjetal/mishi (në varësi të konsistencës që preferohet), 1 filxhan çaji qumësht (për vegjetarianët, mund të zvendësohet me qumështin e kokosit), vaj ulliri, kripë dhe piper.

Përgatitja: Presim finokun, qepën e pastrojmë dhe e presim në mes. Hudhrat i lëmë në mbështjellësen e tyre, dhe presim vetëm pak pjesën e sipërme (siç do tregohen në foto në story) I pjekim në furrë në temperaturë 200⁰C për afërsisht 25 minuta, duke i spërkatur me pak vaj ulliri, kripë dhe piper. Në një tenxhere hedhim lëngun vegjetal, perimet e pjekura, hudhrat duke i nxjerrë nga mbështjellja e tyre dhe bizelet. I ziejmë për 5 minuta. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper.  I kalojmë në një procesor ose blender dore, për të përftuar një masë kremoze. Shtojmë lëngun e limonit dhe qumështin duke rregulluar konsistencën sipas preferencave.

Exit mobile version