Kryeqyteti i Spanjës, Madridi, do të jetë nikoqir derbit më të madh lokal në botë, dhe nuk bëhet fjalë për derbin mes Realit dhe Atleticos.
Më 9 nëntor, me fillim nga ora 20:30, në ‘Santiago Bernabeu’ do të zhvillohet ndeshja e kthimit finale e Copa Libertadores, mes River Plate dhe Boca Juniors.
Ky derbi i Amerikës së Jugut kishte për t’u zhvilluar të shtunën e javës së kaluar në stadiumin e River Plate, por është anuluar shkaku i incidenteve që ndodhën para fillimit të finales nga tifozët vendas.
CONMEBOL ka njoftuar se kjo finale do të luhet në ‘Santiago Bernabeu’, dhe ndeshja do të organizohet nën mbikëqyrjen e Federatës së Futbollit të Spanjës, dhe Real Madridit si pronar të stadiumit.
Edhe pse ndeshja është vendosur të luhet në Madrid, interesimi i tifozëve për të parë finalen mes River Plate dhe Boca Juniors nuk ka rënë.
Mediet në Spanjë raportojnë se deri më tani, janë bërë 150 mijë kërkesa për bileta të kësaj ndeshje, që lë të kuptohet se Bernabeu do të jetë i stërmbushur./Lajmi.net/
