Ballina Sport Futboll Sylvinho publikon listën javën tjetër

Sylvinho publikon listën javën tjetër

Selektori i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho javën e ardhshme do ta bëjë publike listën e futbollistëve të ftuar për “Euro 2024”.

Mediumet në Shqipëri kanë bërë të ditur se Sylvinho tashmë ka vendosur për lojtarët që llogarit për Evropianin e Gjermanisë dhe në listë do të përfshijë vetëm 26 emra, aq sa lejon edhe UEFA.

Mësohet se Sylvinho listën do ta bëjë publike më datën 27 maj, pak ditë para se Shqipëria ta nis edhe zyrtarisht grumbullimin në Austri.

Para “Euro 2024”, Shqipëria do t’i ketë edhe dy miqësore, më Lihtenshtajnin dhe Azerbajxhanin që do t’i luajë në Hungari.

Me Lihtenshtajnin do të përballet më 3 qershor, ndërsa me Azerbajxhanin pas katër ditësh dhe këto ndeshje janë testet e fundit të Shqipërisë para Evropianit që nis më 15 qershor. Në “Euro 2024”, Shqipëria do të përballet me Italinë, Kroacinë e Spanjën në kuadër të Grupit B.

Exit mobile version