Filozofia është dy gjëra:
Të jesh i gjallë me pyetjet e kohës sate dhe të trazosh problemet e saj.
Në këtë kuadër, një nga veprat madhështore që vazhdon të përfaqësojë shërbimin më të madh ndaj Islamit, është: ta sjellim Islamin në epokën tonë.
_______
▪️Filozofia, që prej zanafillës së saj, është përpjekja e njeriut për t’iu përgjigjur pyetjeve që lindin nga vetë përvoja e jetës. Ajo nuk është një luks teorik i shkëputur nga realiteti, por një ndërgjegje kritike që rri zgjuar mbi kohën dhe problemet e saj.
▪️Islami, si gjithmonë ka pasur një dimension të gjallë qytetërues, dhe si i tillë fiton kuptim të plotë vetëm kur përkthehet në gjuhën e kohës, në horizontin e sfidave dhe pyetjeve të saj.
Kështu, filozofia dhe feja takohen në një pikë të përbashkët: të dyja marrin kuptim të vërtetë vetëm kur lidhen me jetën reale dhe me kohën që jetojmë. Filozofia pa kohën është lojë mendore, dhe feja pa kohën është ritual i zbrazët. Por kur të dyja hyjnë në dialog me realitetin, atëherë bëhen burim kuptimi, orientimi dhe ndryshimi.
Hoxhë Halil Avdulli
