Ballina Artikuj Të drejtën ke, por, mirë nuk e ke!

Të drejtën ke, por, mirë nuk e ke!

Hoxhë Halil Avdulli

Dallimi ndërmjet të drejtës në kuptimin juridik dhe të drejtës në kuptimin normativ, etik dhe fetar:
Sigurisht – me ligj edhe me fe – çdo qenie njerëzore është e lirë të zgjedhë jetën e vet që deshiron pa ndonje imponim.
Mirëpo kjo e drejtë për të zgjedh në mënyrë të lirë, ka dallim midis aspektit juridik dhe atij fetarë!
Zoti i Madhërishem në Kur’anin fisnik i fton gjithë njerëzit të besojnë, në anën tjetër i lenë të lirë plotësisht, nëse ata do ta zgjedhin besimin ose mosbesimin, mirëpo kjo nuk don të thotë, se kur ata e zgjedhin mosbesimin, Ai ua konfirmon mosbesimin e tyre, dhe se kjo është një zgjedhje e shëndoshë, Ai kurrë nuk e bën këtë!
Pra të besosh ose mosbesosh je i lire ligjerisht dhe fetarisht, por në kuptimin fetar Kuranor, jo çdo opsion që je i lirë ta zgjedhësh është i vlefshëm.
Mosbesimi është i pavlerë, Kur’ani erdhi për të eliminuar të gjitha format e mosbesimit dhe ateizmit. Kurani është libri ma monoteist në botë.
Sipas Kuranit nuk ka ndonjë gjë më fatale sesa të zbulosh se ke bërë një jetë të gabuar, sidomos ku një gjë të tillë e zbulon në ditët dhe orët e fundi të jetës!!
Pra, Zoti na fali të lirë, por jo çdo zgjedhje e lirë është e vlefshme sipas Kuranit të shenjtë.

Hoxhë Halil Avdulli

Exit mobile version