Ballina Autorë Opinione Të përmendësh udhëheqësin kinez Qi Ping është e ndaluar

Të përmendësh udhëheqësin kinez Qi Ping është e ndaluar

Roald A. Hysa

Roald A. HYSA

Çuditërisht është e ndaluar ta përmendësh Qi Pingun në rrjetet sociale kineze, qoftë për mirë apo për keq. Një studiuese e cila po përpiqej të bënte një lidhje midis disa dramave koreane dhe shikueshmërisë së tyre në Kinë u gjend para një fakti të habitshëm, ku profilet kineze u ndjenë keq, kur u përmend udhëheqësi Qi Ping. Ata me shumë takt e sqaruan atë, se nuk ishte e nevojshme të zihej në gojë Qi Ping. Waibo është rrjeti social shumë i përdorur në Kinë.

Mënyra e vetme për ta përmendur ishte përmes lajmeve të agjencive zyrtare, sepse në formë private nuk ishte e mundshme. Tashmë Kina është e mirënjohur për regjimin e vet të ashpër diktatorial, dhe njëkohësisht që në disa nga qytetet lejohet një mënyrë jetese më e lirë e bazuar edhe në marrëdhëniet e tregut të lirë. Mirëpo e gjithë jeta e Kinës kontrollohet nga Partia Komuniste pa asnjë dyshim.

Ndoshta kjo e fundit është edhe arsyeja pse nuk duhet përmendur udhëheqësi kinez, ngaqë ju sjell probleme popullsisë kineze. Një arsye tjetër është edhe i ashtuquajturi kult i individit, i cili tashmë është diçka e mirënjohur në kulturën komuniste kineze, dhe që ka nisur me udhëheqësin e parë Mao Ce Dunin, dhe vazhdoi edhe me të tjerët me radhë.

Rrjetet sociale kineze janë krejtësisht të kontrolluar nga mjetet e sigurisë dhe normalisht që Kina ka ecur shumë përpara në zhvillimin e AI dhe mjeteve të kontrollit. Fjala vjen për Turkestanin Lindor, që është një republikë me shumicë muslimane ujghure kanë ngritur një rrjet të madh kontrolli përmes face recognition (Njohjes së Fytyrave) me një database prej 30 milionë personash. Vetë Turkestani ka 25 milionë banorë, pra e tejkalon me pesë milionë.

Një kontrollim total kur dihet që rreth 1,5 milionë ujghurë janë të internuar apo të burgosur në qendra korrektuese dhe i detyrojnë pesë herë në ditë të bërtasin “Rroftë Shoku Qi Ping”. Gjithashtu është një fakt i ditur që ujghurët po zëvendësohen me popullsinë kineze HAN, dhe se vetëm Turqia po tregon një interes të posaçëm ndaj ujghurëve aty. Po ashtu vendi ka edhe pakica të tjera turkmene, që po vuajnë gjerësisht nga përndjekjet politike.

Turkestani Lindor, i njohur zyrtarisht si Rajoni Autonom i Sinxhanit në Kinë, është një territor i gjerë në veriperëndim të vendit me rëndësi strategjike dhe burime të pasura natyrore. Sinxhani është i pasur me burime natyrore si nafta, gazi dhe minerale. Ka një pozicion strategjik në projektin kinez “Një Brez, Një Rrugë” për lidhjen ekonomike me Azinë Qendrore dhe Evropën.

Me sa duket këto projekte po ju sjellin probleme nga më të ndryshmet politike popullsisë ujghure, që e dominon të tërë rajonin me 12 milionë banorë, dhe pjesa tjetër janë Hanë Kinezë, Taxhikë, Kazakë e Kirghizë.

Exit mobile version