Florian Binaj, përkundër një perceptimi të përgjithshëm pozitiv ndaj tij, si humorist e aktivist, ka shokuar së fundi në pak fraza të thëna te “Rudina”, e pyetur nga moderatorja, znj. Magjistari, nëse besonte në Zot.
Pos që u deklarua ateist, duke thënë se besonte më tepër te shkenca, ai shkoi më tej në këtë absurditet, pasi besimi e shkenca nuk kanë kurrfarë kundërthënie por shkrihen natyrshëm me njëra-tjetrën, duke thënë se mendonte se pikërisht Dielli është Zoti, pasi pa të nuk ka jetë.
Pabesueshëm, pohimet e tij shokuese u pasuan me duartrokitje nga audienca, e cila është përgjithësisht e përbërë nga gra. Por duhet thënë se ato ndaj thirren aty, kundrejt dhe një shpërblimi, për të durtrokitur, më së shumti pa dëgjuar fare se ç’flitet. Në këtë rrethanë, ato kanë duartrokitur dhe të paudhë të ftuar në studio, siç personazhe LGBT. Në këtë pikë, Rudina nuk përzgjedh, nuk seleksionon dhe është “e dashur” me të gjithë.
Pra, shokuese aty mbetën ato çfarë tha Binaj, të cilat e zhveshin tashmë nga çdo aureolë serioziteti që ai mbante në profilin e tij prej humoristi. Edhe si humorist t’i kish bërë ato pohime do kishte provokuar të qara e jo të qeshura, aq më pak duartrokitje. Edhe humori i tij tashmë, aftësia kryesore e cila e ka bërë njeri publik, nuk ka më asnjë vlerë pas broçkullave me rëndesë dramatike për mungesën e inteligjencës më bazë që i lipset njeriut: të dijë se kush është Krijuesi i tij, pra Zoti i tij, i Diellit dhe i shkencës që e tërheq atë, si dhe pse ka ardhur në ketë jetë e cili do jetë destini i tij.
Është e pavend madje ta quash alogjikën e tij si foshnjore, pasi foshnja po të kish patur aftësi për të folur do kish pohuar Zotin që e solli në jetë; por foshnjërore në këtë rast te Binaj është paaftësia e tij burrërore për t’i gjetur kuptimin e saktë vetes dhe botës ku jeton, duke iu vënë dhe emrat që u takojnë.
Kur arrin që Diellin ta quash Zot, kjo do të thotë që je zhytur, pa e kuptuar, në të ashtuquajturin “humor krizë”! /tesheshi
