Ballina Kuriozitete Teatral! Për t’i shpëtuar faturës, emigranti shtiret sikur pëson atak kardiak në...

Teatral! Për t’i shpëtuar faturës, emigranti shtiret sikur pëson atak kardiak në 20 restorante

Kemi parë aktorë profesionistë në teatër, seriale apo filma, por rasti i këtij 50-vjeçari është krejtësisht unik. Mediat e huaja shkruajnë se një emigrant nga Lituania ka frekuentuar një sërë restorantesh në rajonin e Costa Blanca të Spanjës, e në 20 prej tyre ai është shtirur sikur ka pësuar një atak kardiak.

“Ishte shumë teatrale, ai bëri sikur i ra të fikët dhe u rrëzua në dysheme”, është shprehur një menaxher restoranti. 50-vjeçari shijonte vaktin, dhe fiks në momentin që duhej të paguante faturën rrëzohej në dysheme në formën më dramatike.

Menaxheri i një restoranti tjetër, El Buen Comer, tha: “Ne e kemi dërguar foton e tij nëpër të gjitha restorantet, ai s’mund ta bëjë më këtë. Askush të mos i shërbejë!”

Siç thonë dhe klientë të restoranteve të ndryshme, ai aktronte aq mirë sa ishte e vështirë ta kuptoje.

“Ai shtrihej në dysheme sikur i dhimbte gjoksi dhe dridhej”, u shpreh një prej tyre.

Edhe pse ai është vënë në pranga për këtë arsye, është lënë sërish i lirë pasi bëhej fjalë për shuma të vogla parash. Por së fundmi, 50-vjeçari është burgosur për 42 ditë, pasi refuzoi të paguante faturat e dy restoranteve.

Nga ana tjetër, drejtuesit e restoranteve kanë përgatitur një ankesë pasi sipas tyre ai duhet të kalojë rreth dy vjet në qeli, në mënyrë që të mos e përsërisë më një gjë të tillë./

Exit mobile version