Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit ka ndërmarrë masa ndaj një vozitësi që tejkaloi kolonën e automjeteve në mënyrë të kundërligjshme, duke përdorur trotuarin.
Pas identifikimit nga zyrtarët policorë, ndaj tij janë shqiptuar masat ndëshkuese sipas ligjit:
Gjoba në vlerë prej 200 euro;
2 pikë negative në patentë;
Ndalesë e patentë-shoferit për 3 muaj.
Policia e Kosovës apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit, duke theksuar se veprime të tilla rrezikojnë seriozisht sigurinë e këmbësorëve dhe të pjesëmarrësve të tjerë në rrugë.
