Ballina Lajmet Kosovë Tejkaloi kolonën nëpër trotuar, Policia gjobit shoferin me 200 euro, 2 pikë...

Tejkaloi kolonën nëpër trotuar, Policia gjobit shoferin me 200 euro, 2 pikë negative dhe tre muaj pa leje

Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit ka ndërmarrë masa ndaj një vozitësi që tejkaloi kolonën e automjeteve në mënyrë të kundërligjshme, duke përdorur trotuarin.

Pas identifikimit nga zyrtarët policorë, ndaj tij janë shqiptuar masat ndëshkuese sipas ligjit:

Gjoba në vlerë prej 200 euro;

2 pikë negative në patentë;

Ndalesë e patentë-shoferit për 3 muaj.

Policia e Kosovës apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit, duke theksuar se veprime të tilla rrezikojnë seriozisht sigurinë e këmbësorëve dhe të pjesëmarrësve të tjerë në rrugë.