Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Tërmet me magnitudë 5.5 godet Kubën juglindore

Tërmet me magnitudë 5.5 godet Kubën juglindore

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) ka bërë të ditur se një tërmet me magnitudë 5.5 ka goditur Kubën juglindore, transmeton Anadolu.

Sipas USGS-së, dridhjet ndodhën në orën 12:00 GMT, rreth 45 kilometra në jugperëndim të qytetit Maisit, në një thellësi prej 10 kilometrash.

Tërmeti u ndje pranë qytetit Guantanamo, i cili ndodhet rreth 92.1 kilometra në perëndim të epiqendrës.

Pas tërmetit nuk u lëshua asnjë alarm për cunami dhe nuk pati raportime të menjëhershme për dëme materiale apo viktima.

Exit mobile version