Ballina Lajmet Kosovë Terroristi Milan Radojiçiq sjell këngëtaren pro-ruse “Breskvica” në një koncert në Mitrovicë

Terroristi Milan Radojiçiq sjell këngëtaren pro-ruse “Breskvica” në një koncert në Mitrovicë

Lista Serbe ka planifikuar organizimin e një koncerti pak ditë para zgjedhjeve në sheshin e Mitrovicës së Veriut, pranë bustit të “Car Lazarit”.

Tëvë1 mëson se për këtë ngjarje është ftuar këngëtarja serbe me prirje pro-ruse, Andela Ignjatovic, e njohur me emrin artistik “Breskvica”, e cila do të interpretojë këngën nacionaliste “Foleja e Shqiponjës”, që përmban mesazhe për “rikthimin e Serbisë në Kosovë”.

Sipas burimeve të Tëvë1 pagesa për angazhimin e artistes është bërë nga Milan Radojiçiq, në koordinim me Listën Serbe.

Exit mobile version