Ballina Lajmet Kosovë Thaçi ironizon me Haradinajn, uron që bora e shkrirë të mos bëhet...

Thaçi ironizon me Haradinajn, uron që bora e shkrirë të mos bëhet skllotë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, si duket ka ironizuar me kryeministrin Ramush Haradinaj, në lidhje me deklaratat e tij se “bora dikur do të shkrihet”. Presidenti Thaçi si duket ka ironizuar me kryeministrin Haradinaj, duke iu referuar deklaratës së tij se “bora dikur do të shkrihet”, të cilën e kishte thënë si përgjigje kur ishte pyetur se kur do të hiqet taksa. “Bora ka zënë të shkrihet shpejt… Uroj të mos bëhet skllotë!”, ka shkruar Thaçi në Facebook, përcjell lajmi.net. Gjatë javëve që lamë pas, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar heqjen e taksës ndaj mallrave serbe dhe boshnjake, pasi sipas tyre Kosova nuk përfiton asgjë nga ky vendim. Edhe presidenti Thaçi ka kërkuar heqjen e taksës dhe mos kundërshtimin ndaj kërkesës së SHBA-ve, mirëpo kryeministri Haradinaj po këmbëngul vazhdimisht se taksa do të hiqet vetëm kur Kosova të njihet nga Serbia.
Exit mobile version