Ballina Lajmet Kosovë Thaçi takohet në Nju Jork me Erdoganin

Thaçi takohet në Nju Jork me Erdoganin

Presidenti Hashim Thaçi është takuar në Nju Jork me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Takimi ka ndodhur gjatë vizitës së tyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të takimeve në seancën e radhës të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Lajmin për takimin e ka bërë të ditur vetë Thaçi përmes llogarisë së tij në Twitter.

“Takim i mrekullueshëm me Presidentin Erdoğan.Turqia ka qenë partnere strategjike e Kosovës që të sigurojë njohje në skenën botërore”, ka shkruar Thaçi.

Presidenti Thaçi sonte pas mesnatës do të ketë një takim të shkurtër edhe me Presidentin Donald Trump.

Exit mobile version